Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Momenti më i vështirë”, Simeone: Penalltia? Ju tregoj pse nuk e gjuajti Griezmann
    Ballina-2

    “Momenti më i vështirë”, Simeone: Penalltia? Ju tregoj pse nuk e gjuajti Griezmann

    27/10/2022 16:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifozët e Atletico Madrid përjetuan një mbrëmje të hidhur në “Wanda Metropolitana”. Njësoj edhe për Diego Simeonen, tifozin më të madh të skuadrës së tij, që ngeci në një barazim 2-2 përballë Bayer Leverkusen dhe i dha lamtumirën Champions League.

    Belgu Yannick Carrasco, i cili realizoi golin e parë të Atleticos, pati një shans të artë në minutën e 99’, por nuk ia doli të shënonte dot golin e fitore nga pika e bardhë e penalltisë, me finlandezin Hradecky që u kthye në heroin e “Aspirinave”.

    Një eliminim i dhimbshëm, por Diego Simeone sheh përpara dhe karikon djemtë e tij, të cilët kanë shanse të vazhdojnë rrugëtimin europian në Europa League, ndërkohë që renditen në vendin e tretë në La Liga, tetë pikë larg Realit kryesues.

    “Ky është momenti më i vështirë, por unë do të vazhdoj të insistoj që ky klub të marrë diçka që na nevojitet, si kualifikimi në Champions për sezonin e ardhshëm”, deklaroi trajneri argjentinas, i cili u ndal edhe te penalltia, duke shpjeguar pse nuk gjuajti Griezmann si zakonisht.

    “Griezmann është një nga gjuajtësit tanë, por ai ishte shumë i lodhur. Carrasco e mori topin përpara se arbitri t’i drejtohej VAR-it. Nëse një lojtar kërkon të godasë dhe zgjedh këtë mënyrë, atëherë shokët e skuadrës bien dakord dhe e lejojnë të gjuajë”, deklaroi tekniku i Atleticos.

    TË LIDHURA

    Kosovare Asllani udhëheq si kapitene e Suedinë në fitoren e madhe ndaj Gjermanisë

    12/07/2025 23:48

    Presidenti i Sportingut kërcënon Arsenalin dhe Gyokeresin

    12/07/2025 21:40

    Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

    12/07/2025 21:14

    FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube

    12/07/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.