Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mourinho mbetet Mourinho, i detyron futbollistët e Romës të pozojnë të dëshpëruar pas humbjes nga Napoli
    Ballina-1

    Mourinho mbetet Mourinho, i detyron futbollistët e Romës të pozojnë të dëshpëruar pas humbjes nga Napoli

    30/01/2023 15:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Jose Mourinho i ka detyruar futbollistët e Romës të pozojnë së bashku në dhomën e zhveshjes pas humbjes nga Napoli.

    Roma pësoi disfatë 2:1 nga Napoli të dielën mbrëma në stadiumin “Diego Armando Maradona” në kuadër të javës së 20-të në Serie A.

    Roma tentoi ta shmangte humbjen 15 minuta para fundit të përballjes kur El Shaarawy barazoi rezultatin në 1:1, megjithatë 11 minuta më vonë vendasit kaluan sërish në avantazh me golin e Simeones, gol i cili i dha fitoren atyre.

    Strategu portugez pas ndeshjes nuk ju la hapësirë futbollistëve të tij për zhgënjim duke i detyruar një fotografi të përbashkët.

    Futbollistët dhe stafi vërehej qartë në fytyrë se ishin të dëshpëruar me humbjen, por që ishte vendim i Mourinhos, përcjellin mediat italiane.

    Napoli mbetet lider i padiskutueshëm në renditjen e Serie A me 53 pikë, 13 më shumë se Interi. Roma mbetet në pozitën e gjashtë me 37 pikë.

    TË LIDHURA

    Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

    15/12/2025 16:05

    Armend Thaqi, “Ylli i javës”, vitet për të janë veç numra

    15/12/2025 13:13

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.