Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mourinho me një kundërpërgjigje epike për Cassanon: Mbahet mend për xhaketën e tij, nuk e fitoi as Kupën e Lombardisë
    Ballina-2

    Mourinho me një kundërpërgjigje epike për Cassanon: Mbahet mend për xhaketën e tij, nuk e fitoi as Kupën e Lombardisë

    09/04/2023 12:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Jose Mourinho i është kundërpërgjigjur deklaratave të Antonio Cassanos, i cili po vazhdon kritikat ndaj portugezit.

    Ish-sulmuesi italian së fundmi këshilloi Real Madridin që të mos e rikthejnë Mourinhon si trajner, pasi që sipas tij, trajnerit të Romës nuk i intereson futbolli.

    Ai mund të kthehet në Real Madrid, nëse Ancelotti largohet, por nëse duan një trajner, nuk duhet të thërrasin Mourinhon për projektin e tyre të ri. Mourinhos nuk i intereson futbolli. Nuk i pëlqen të punojë, nuk di të komunikojë, le të mos gënjehemi nga historia e tij. Interi është ekipi im dhe ata fituan Ligën e Kampionëve 11 vjet më parë me të, por jo duke luajtur futboll”, tha mes tjerash Cassano.

    Pas fitores së djeshme 1-0 si mysafir ndaj Torinos që vendosi romakët në vendin e tretë në tabelën e Serie A, Mourinho ka dhënë një përgjigje për deklaratat e Cassanos.

    “Të gjithë janë të lirë të kenë preferencat e tyre dhe të bëjnë kritikat e tyre, por kur flasim për të tjerët, siç bën Antonio, është ndryshe. Disa prej nesh punojnë në futboll, ai thjesht dëshiron të kënaqet. Cassano ka luajtur për Romën, Interin dhe Real Madridin. Në Madrid ai mbahet mend vetëm për xhaketën e tij. Me Romën ai fitoi një Superkupë pa luajtur. Në Inter ai nuk e fitoi as Kupën e Lombardisë në një miqësore”, tha “Special One”.

    “Ju e dini se çfarë kam fituar me Interin, Real Madridin dhe Romën. Ai mund të ketë një problem me mua, unë nuk kam problem me të. Unë do t’i them Cassanos vetëm një gjë: kujdes Antonio, sepse ti je 40 vjeç dhe unë jam 60, nganjëherë shfaqen tipat e Marko Livaja dhe më pas bëhet e vështirë”, deklaroi portugezi.

    Sipas mediave italiane, “xhaketa” i referohej veshjes që kishte Cassano në prezantimin e tij zyrtar te Real Madridit.

    Sa i përket përmendjes së Livajës, ka pasur zëra për një përplasje gjatë një seance stërvitore kur ishin bashkë te Interi. 

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.