Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mourinho pranë rikthimit te klubi i Premier League
    Ballina-2

    Mourinho pranë rikthimit te klubi i Premier League

    07/05/2024 20:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas përfundimit të këtij sezoni rrugët e Manchester United me Erik ten Hag me shumë mundësi do të ndahen, kjo për shkak të krizës që ndodhet ekipi nën drejtimin e holandezit.

    Referuar kësaj situate tashmë ka shumë pasardhës të mundshëm të Ten Hag në “Old Trafford”, por në Manchester orët e fundit po përhapet një lajm i bujshëm që thekson se Jose Mourinho është gati të rikthehet në stolin e “Djajve të Kuq”.

    Ish-trajner i United nga viti 2016 deri në dhjetor 2018, kur u shkarkua dhe u zëvendësua nga Solskjaer, 61-vjeçari, sipas asaj që raportohet nga mediet britanike, do t’u kishte thënë miqve dhe të njohurve më të afërt se do të dëshironte të ishte sërish trajner i Manchester United në të ardhmen. Në dy vite e gjysmë në “Old Trafford”, Mourinho arriti të fitojë një Europa League dhe një EFL Cup.

    Që nga janari i 2024-ës kur u largua nga Roma, Mourinho është pa punë dhe situata nga të dyja palët, si nga trajneri ashtu edhe nga klubi anglez duket perfekte për t’u ribashkuar.

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.