Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mrekullia dhe drama e portierit të PSG-së: Kalova 26 ditë në koma, humba 20 kg në peshë. Nuk mbaj mend asgjë
    Ballina-1

    Mrekullia dhe drama e portierit të PSG-së: Kalova 26 ditë në koma, humba 20 kg në peshë. Nuk mbaj mend asgjë

    15/12/2023 11:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Aksidenti i rëndë që pësoi portieri Sergio Rico majin e kaluar, kur goditja e kalit me këmbë,
    mbi të cilin po kalëronte, e la në gjendje kome për gati një muaj, na bëri të frikësohemi nga
    më e keqja.

    Megjithatë, lojtari i PSG-së mbijetoi pas 26 ditësh në koma dhe, gjëja më e mirë, pa asnjë
    pasojë fizike apo mendore. Këtë të enjte, Sergio Rico mori pjesë me video-telefonatë në “El
    Partidazo de COPE” për të na treguar se si po shkon rikuperimi i tij.
    Rico foli për “Cadena COPE” nga Seville, ku është pranë familjes së tij dhe duhet t’iu
    nënshtrohet ende disa kontrolleve. Ai po përpiqet të rifitojë tonin e mirë fizik, derisa mjekët
    t’i japin “ok” përfundimtar. Për momentin nuk mund të ushtrojë sporte në nivelin më të
    lartë, sepse stërvitja e tij është e kufizuar në 130 rrahje zemre, por Sergio thotë se fle
    mrekullueshëm, si një fëmijë: “Unë mezi pres që doktori të më japë pak më shumë liri,
    sepse ndihem mirë”.

    Aksidenti ndodhi më 28 maj 2023. Sergio Rico mbaroi ndeshjen me PSG-në dhe mori
    avionin për në Malaga. Aty e priste një shok, me të cilin do të udhëtonte me makinë drejt
    Ayamonte (Huelva) për të shijuar “El Rocío”. Aksidentalisht, ai ra nga kali mbi të cilin po
    bënte hipizëm.
    Fati i keq ishte se kali ia vuri njërën këmbë në kokë, në ecje e sipër, duke e dëmtuar
    rëndë. Po çfarë kujton Sergio Rico nga ajo ditë? “Mbaj mend që mbërrita në Malaga, një
    shok më mori me makinë dhe shkuam në drejtim të Atamonte… Nuk mbaj mend asgjë
    tjetër deri më vonë, në spital”, – ka rrëfyer ai.
    Madje portieri spanjoll ka tentuar të riaktivizojë kujtimet e asaj dite “duke kaluar nëpër
    vendet ku kam qenë ditën e aksidentit për të tentuar t’i kujtoj, por nuk më kujtohen fare”.

    TË LIDHURA

    Qeveria do të investojë 1.9 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”

    01/08/2025 16:20

    Kristal Abazaj i bashkohet kampiones së Kosovës

    01/08/2025 15:21

    Arbitri kosovar i jep dy kartonë të verdhë, por nuk e përjashton lojtarin

    01/08/2025 15:19

    Eliminohet Prishtina

    31/07/2025 22:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.