Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muçiqi për Munishin: Është djalë i mirë dhe ‘showmen’, por nuk është trajneri i duhur për Prishtinën sepse nuk është i dëshmuar 
    Ballina-2

    Muçiqi për Munishin: Është djalë i mirë dhe ‘showmen’, por nuk është trajneri i duhur për Prishtinën sepse nuk është i dëshmuar 

    23/10/2022 22:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Afrim Muçiqi beson se Ismet Munishi nuk është trajneri i duhur për Prishtinën.

    Munishi mori drejtimin e kryeqytetasve në verën e këtij viti, teksa skuadra e tij deri më tani ka grumbulluar 21 pikë dhe renditet e treta në tabelën e Superligës – shkruan Gazeta Express.

    Megjithatë, aksionari i FC Prishtinës në emisionin “Kendiv” në T7 tha se skuadra duhet të drejtohet nga një trajner i dëshmuar.

    Muçiqi tha se pavarësisht se e ka shok Munishin, ai nuk është i duhuri për “bardhekaltertit”.

    Në pyetjen se cili është mendimi i tij për Ismet Munishin, ish-drejtori i klubit të Prishtinës u shpreh:

    “Është një djalë i mirë, një ‘showmen’ i mirë. Një trajner, i cili për mua është shumë karizmatik. Por, nuk është i duhuri për Prishtinën për arsye se nuk ka tregu rezultate në asnjë klub që ka qenë. Edhe mendoj që Prishtinës i duhet një trajner që e ka një bagazh të jashtëzakonshëm edhe klubi duhet të ecë përpara. Ismetin e kam mik të mirë, është djalë i mirë, por megjithatë Prishtina është shumë e madhe. Për me qenë trajner i Prishtinës duhet me pasë një eksperiencë pak më ndryshe në mënyrë që Prishtina të ketë vendin ku e ka sot Ballkani. Pavarësisht se i kam rival, jam shumë i gëzueshëm. Unë i kam uruar edhe publikisht, i uroj edhe nga ky emision për punën fantastike që ka bërë trajneri. Por, mos të harrojmë që gjithë ata futbollistë, domethënë kosturen e klubit të Ballkanit, katër lojtarë janë që unë i kam rritë vetë, domethënë lojtarë të Prishtinës që unë i kam marrë, si Korenicën, Zybën, Thaqin, Bekteshin e tjerë. Unë mburrem që me lojtarë të Prishtinës ka mbërri Ballkani, por edhe me lojtarë të vetë. Mendoj që Prishtina si kryeqytet dhe klubi me më nam në Kosovë dhe në mbarë shqiptarinë duhet ta ketë një vend edhe më lartë se Ballkani, mirëpo me një trajner që më të vërtetë ka bagazh. Plotë njerëz thonë ‘pse ky jo’, unë e kam shok Ismetin dhe kam shumë shokë tjerë, mirëpo qejfin nuk mundem me ia bo askujt sepse për me qenë trajner i Prishtinës duhet me tregu veten diku tjetër. Për shembull Ilir Daja ka qenë trajner i Skënderbeut, me të cilin ka shku në faza jashtëzakonisht të mëdha. Trajnerë tonë të Kosovës fatkeqësisht më larg se deri në Pejë nuk kanë shkuar. Këtu është problemi”.

    TË LIDHURA

    Cristiano Ronaldo ftohet nga Portugalia për ndeshjet e qershorit

    20/05/2025 22:18

    Kololli, më i miri i javës në Zvicër

    20/05/2025 22:11

    Trajneri i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e Mirlind Dakut

    20/05/2025 21:49

    MKRS njofton për stadiumin e Gjilanit: Punimet do të përfundojnë brenda 24 muajve, vlera është rreth 13 milionë euro

    20/05/2025 18:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.