Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Mudryk do fitojë Topin e Artë, është më i fortë se Vinicius Junior”
    Ballina-2

    “Mudryk do fitojë Topin e Artë, është më i fortë se Vinicius Junior”

    10/02/2023 22:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Igor Jovicevic e di mirë se çfarë potenciali ka Mykhaylo Mudryk. Trajneri i Shakhtar Donetsk foli për Cadena SER rreth talentit ukrainas, i cili u transferua te Chelsea për 100 milionë euro.

    22-vjeçarit i kanë mjaftuar pak minuta për të fituar dashurinë e tifozëve londinezë. Jovicevic beson se Mudryk do të fitojë Topin e Artë një ditë, teksa e cilëson më të fortë se Vinicius Junior.

    “Mudryk mund të shkojë aq larg sa të dojë. Ambicia e tij nuk njeh limite, ai mund të fitojë Topin e Artë. Mudryk ka më shumë aftësi sulmuese sesa Vinicius Junior.

    Sigurisht që nuk mund të bëj krahasime, sepse Mudryk sapo ka mbërritur në majat e futbollit. Vinicius ndodhet në këto nivele prej vitesh, por ukrainasi ka një potencial të madh.

    Ai ka një etikë punë të jashtëzakonshme, ai vazhdon të stërvitet edhe kur të tjerët pushojnë. Ai gjithmonë dëshiron të përsosë goditjen e tij.

    Ma shprehte gjithmonë se donte të bëhej futbollisti më i mirë në botë. Mudryk ka një mentalitet fitues të pabesueshëm”, u shpreh trajneri kroat.

    TË LIDHURA

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.