Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muhamet Hyseni rikthehet te Llapi
    Ballina-2

    Muhamet Hyseni rikthehet te Llapi

    03/07/2023 17:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Muhamet Hyseni është rikthyer sërish te Llapi.

    Sulmuesi gjatë dy sezoneve të fundit ishte pjesë e Malishevës dhe Feronikelit ’74.

    Hyseni te skuadra nga Drenasi ishte golashënuesi më i mirë me 16 gola, teksa kontribuoi edhe me gjashtë asistime.

    22-vjeçari me llapjanët ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare.

    Njoftimi i plotë nga KF Llapi:

    “Muhamet Hyseni rikthehet në shtëpi

    Sulmuesi 22-vjeç, Muhamet Hyseni pas dy-vitesh të kaluara tek Malisheva e Feronikeli ’74, rikthehet sërish në shtëpinë e tij.

    Golashënuesi më i mirë i Feronikeli ’74 me 16 gola e 6 asistime, në prani të Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, ka firmosur kontratë tri-vjeçare.

    Hyseni është ndër futbollistët që ka kontribuar në fitimin e Kupës së parë duke shënuar penaltinë vendimtare që ia sjelli klubit tonë trofeun e parë pas 89 vitesh klub.

    Duke parë kualitetet e tij dhe sezonin fantastik që ka kaluar me Feronikeli ’74 ku me golat dhe asistimet e tij ishte ndër futbollistët më vendimtar, klubi ka qenë i bindur se rikthimi i tij do jetë më se i duhur për fazën ofensive.

    Sulmuesit Muhamet Hyseni i dëshirojmë mirë se ardhje sërish në mesin tonë dhe i dëshirojmë suksese dhe një sezon të mbarë.

    Presim që këtë edicion dhe edicionet e ardhshme ta kryej punën e tij siq di më së miri, t’i tund rrjetat kundërshtare me fanellën e klubit të tij të zemrës”.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.