Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muhamet Hyseni “Ylli i Javës” së Superligës
    Ballina-1

    Muhamet Hyseni “Ylli i Javës” së Superligës

    29/09/2023 10:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Në xhiron e 7-të të Albi Mall Superligës ky çmim i ka takuar mesfushorit të KF. Llapi, Muhamet Hyseni.

    Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Muhamet Sylejmani, Selatin Jerliu, Fatmir Mehmeti, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë sulmuesit te skuadrës llapjane, pasi në ndeshjen në udhëtim kundër FC Malisheva ishte lojtari më i dobishëm dhe efikas në fushë duke shënuar dy gola, duke i mundësuar ekipit të tij që në minutat shtesë të fitoj 3 pikë të rëndësishme për ta ruajtur kreun e tabelës në Albi Mall Superliga

    Pasi mori këtë çmim, Hyseni u shpreh i lumtur për vlerësimin duke premtuar spektakel golash edhe në xhirot e ardhshme. për faktin që skuadra e tij tregoi karakter të lartë.

     “Jam jashtëzakonisht i lumtur me çmimin “Ylli i Javës”, çmim që realisht më motivon edhe më shumë për të punuar dhe realizuar edhe gola tjerë. Kemi nisur shumë mirë edicionin e ri dhe realisht jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat tona. Kam pasur besimin maksimal të shtabit teknik, bashkëlojtarët dhe tifozët, gjë që u falënderohem në maksimum. Tifozëve u premtoj edhe gola tjerë që së bashku të arrijmë suksese” ka thënë Muamet Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.