Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muja qëndroi i shtrirë për 72 orë në QKUK pas ndeshjes me Dritën, pësoi çarje të veshkës
    Ballina-2

    Muja qëndroi i shtrirë për 72 orë në QKUK pas ndeshjes me Dritën, pësoi çarje të veshkës

    11/04/2023 18:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ardian Muja duket se do t’i mungojë Trepçës ’89 për pjesën e mbetur të sezonit.

    Klubi mitrovicas njoftoi sot se kapiteni i tyre ka qëndruar i shtrirë në spital për 72 orë, pas një goditjeje që mori nga portieri i Dritës të shtunën.

    Trepça ’89 bëri të ditur se pas ndeshjes Muja ndjeu dhimbje dhe u dërgua në spital, ku u mësua se ka pësuar çarje në veshkë.

    Tutje në njoftimin e klubit nga “Riza Lushta” thuhet se mungesa e 25-vjeçarit do të jetë e madhe, por që për klubin shëndeti është parësor.

    Njoftimi i plotë nga Trepça ’89 (pa ndërhyrje):

    “Kapiteni ynë Ardian Muja ka qëndruar i shtrirë në spital për 72 orë.

    Kapiteni ynë Ardian Muja gjatë ndeshjë ndaj FC Dritës në ditën e Shtunë pësoi një goditje nga portieri kundërshtar mbrenda zonës së rrezikshme në të cilin ne kërkuam penallti dhe rishikimin e VAR-it e njejta nuk u akordua nga Referët e ndeshjës.

    Pas ndeshjës Ardian Muja ndjehte dhimbje dhe u dërgua në spital për kontroll ku rezultoi se pas goditjës së pësuar kishte çarë veshkën, dhe mjekët e këshilluan të qëndroi i shtrirë në QKUK për 72 orë për analiza më të thella.

    Kapiteni ynë do të jetë një munges e madhe për ne por shëndeti është parësor dhe ne shpresojmë që ky lëndim të kalojë pa pasoja.

    Me respekt

    Klubi Futbollistik Trepça’89”.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.