Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Munishi: Akoma nuk e shoh veten si selektor të Kosovës
    Ballina-2

    Munishi: Akoma nuk e shoh veten si selektor të Kosovës

    23/11/2023 18:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, ka thënë se nuk e sheh veten selektor të Kosovës, sidomos në mënyrën aktuale të udhëheqjes së futbollit.

    Munishi ishte ndër emrat më të komentuar në një postim të KOHËS në Facebook se kush duhet të jetë përzgjedhësi i ri, pas largimit të Primozh Glihës. Emri i Munishit u përmend më së shumti krahas Lorik Canës, Ilir Dajës, Bensik Hasit e Gianni De Biasit.

    “I falënderoj lexuesit dhe fansat për përkrahjen. Unë akoma nuk e shoh veten si selektor të Kosovës, sidomos me këtë mënyrë të udhëheqjes së futbollit kosovar. Ndihem i privilegjuar që populli vlerëson talentin dhe karakterin tim duke më futur në grup me këta trajnerë fantastikë dhe emra të mëdhenj”, ka shkruar ai në Facebook.

    Gliha u largua nga FFK-ja pasi i përfundoi kontrata pas ndeshjes me Bjellorusinë.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.