Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Munishi dënohet me dy e Statovci me tri ndeshje, Komisioni shpërndau shumë gjoba sot
    Ballina-1

    Munishi dënohet me dy e Statovci me tri ndeshje, Komisioni shpërndau shumë gjoba sot

    19/03/2025 18:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës, shkalla e parë, ka qenë i “gjymertë” me gjoba sot.

    Lojtari i Llapit, Arbnor Ramadani i Llapit që mori të kuq direkt ndaj Suherkës është dënuar me dy ndeshje moslojë.

    Llapi për këtë takim është dënuar me një mijë e 500 euro për hedhje të mjeteve piroteknike, sharje në kor dhe sharje në drejtim të delegatit.

    Ismet Munishi, trajner i KF Dukagjinit, u dënua me dy ndeshje mosushtrim të detyrës dhe me 300 euro pasi ka filluar fushatë publike dhe kërcënuese në drejtim të gjyqtarit në rrjete sociale e pastaj edhe në fushë në takimin Dukagjini-Drita. Ai po ashtu është dënuar për kacafytje me ekipin mysafir, gjë që i kushtoi me karton të kuq.

    Albion Kurtaj i Ferizajt që mori karton të kuq direkt ndaj Ballkanit u dënua me dy ndeshje moslojë.

    Zyrtari i KF “ Rilindja 1974“, Shkelqim Gashi ofendoi gjyqtarin në takimin ndaj Trepçës në Ligën e Parë, dhe për këtë u dënua me dy ndeshje mosushtrim të detyrës.

    E kryetrajneri i këtij klubi, Faruk Statovci, e kishte ofenduar dhe sharë gjyqtarin kryesor, dhe i ishte vërsulur atij të katërtit njësoj. Për këtë u dënua me tri ndeshje mosushtrim të detyrës zyrtare dhe me 300 euro.

    Më poshtë gjeni të dënuarit tjerë në futbollin kosovar si pasojë e veprimeve të tyre në fundjavën e kaluar:

    Nd/trajneri i KF “Vllaznia “ , Elmaz Halimi nr ID 005717M67. Në ndeshjen e xhiros së 19-të të Ligës së Dytë Vllaznia- Arbëria, ndëshkohet me karton të kuq (ofendim). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

    Lojtari i KF “Ferizaj”, Altin Lama nr fan 2 dhe nr ID 023016M08. Në ndeshjen e xhiros së 19-të të Superligës së kadetëve Drita – Ferizaj, ndëshkohet me karton të kuq (fyerje). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Lojtari i KF “ Flamurtari“, Blend Govori nr fan 19 dhe nr ID 017531M07 . Në ndeshjen e xhiros së 11-të të Ligës së Parë të juniorëve Flamurtari-Drenica , ndëshkohet me karton të kuq (ofendim ndaj lojtarit kundërshtar). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Lojtari i KF “Rilindja“, Ron Alshiqi nr fan 2 dhe nr ID 001128M06. Në ndeshjen e xhiros së 11-të të Ligës së Parë të juniorëve Rilindja- Prizreni, ndëshkohet me karton të kuq (fjalosje me lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Lojtari i KF “Prizreni“, Arti Maloku nr fan 99 dhe nr ID 018585M07. Në ndeshjen e xhiros së 11-të të Ligës së Parë të juniorëve Rilindja- Prizreni, ndëshkohet me karton të kuq (fjalosje me lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    TË LIDHURA

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36

    Lumbardh Dellova drejt Superligës turke

    08/06/2025 20:12

    Rrahmani nuk e mendon largimin nga Sparta

    08/06/2025 20:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.