Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Prishtinës, Ismet Munishi. Në arsyetimin e KD të FFK-së thuhet se ka akuzuar gjyqtarët e ndeshjes për rezultatin e ndeshjes kundër Ballkanit dhe disa ndeshjeve tjera të edicionit aktual.
Munishi pas barazimit 2:2 në fundjavë ndaj Ballkanit pati thënë se skuadra e tij po dëmtohet nga gjyqtarët. Ndeshja në mes të Prishtinës dhe Ballkanit u zhvillua në Lipjan dhe i takoi javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndërkohë, Komisioni Disiplinor i FFK-së e ka suspenduar për katër muaj zyrtarin e klubit të Llapit, Muhamet Rexhepi.
Siç shkruan në arsyetim, Rexhepi në minutën e 56-të të ndeshjes Drita – Llapi, Rexhepi ka fyer, ofenduar dhe kërcënuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Dardan Çakën. Drita në fundjavë e fitoi Llapin me rezultatin 2:0.