Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muriq kërkon kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026
    Ballina-1

    Muriq kërkon kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026

    13/11/2025 17:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muriq, ka thënë se arritja në plejofin kualifikues për Kupën e Botës 2026 do të ishte arritje e madhe. Por ai ka shtuar se me Kosovën kërkon kualifikimin direkt në Botërorin që vitin e ardhshëm mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

    Për të siguruar vendin e parë në grup, janë disa skenarë. Varësisht nga rezultatet e ndeshjeve të së shtunës, ndeshja e 18 nëntorit mes Kosovës dhe Zvicrës mund të jetë finale për vendin e parë në grup dhe kualifikimin në Botëror.

    Kosova me barazim kundër Sllovenisë siguron plejofin kualifikues.

    “Kosova është në garë edhe për vendin e parë”, ka thënë Muriq në “FFK Podcast”. Intervista është realizuar më herët, por të enjten është publikuar një pjesë e saj në faqen e Federatës së Futbollit të Kosovës.

    “Sigurisht, duam të paktën vendin e dytë për të luajtur ‘plejofin’. Por mendoj se do të jemi në garë me Zvicrën edhe për vendin e parë. Shpresoj kështu. Fillimisht duhet të përqendrohemi në ndeshjen kundër Sllovenisë, jemi në formë shumë të mirë, të gjithë lojtarët janë të shëndetshëm. S’ka lëndime dhe ekipi është i plotë. Vetëm unë s’mund të jem pjesë për shkak të dy kartonëve të verdhë”, tha Muriq.

    Në ndeshjen kundër sllovenëve, Kosova do të paraqitet pa portierin Muriq. Portieri shtatlartë i Sassuolos i mungon Kosovës shkaku i suspendimit.

    Atij i vjen keq që nuk do të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen kundër Sllovenisë.

    “Po, sigurisht që më vjen keq. Do të ishte më e lehtë sikur të luaja. Nëse skuadra humb pa mua, më dhemb më shumë”, theksoi ai.

    Ai ka thënë se atmosfera në ekip është shumë e mirë.

    “Ne nuk kemi frikë. Nuk ka tension apo energji negative në ekip për ndeshjen e radhës. Dhe nuk duhet të kemi frikë ta luajmë ndeshjen. Nuk kemi presion, vetëm energji pozitive. Dhe kur i shikoj lojtarët, më duket që të gjithë e ndiejnë njësoj. Të gjithë janë të motivuar, kjo më jep ndjesi shumë pozitive”, theksoi Muriq.

    Muriq insiston se me Kosovën synon kualifikimin direkt në Botërorin me 48 shtete.

     “Sinqerisht, nuk e kam menduar sepse aktualisht po luftojmë për vendin e parë. Nuk jam i sigurt se do të firmosja për vendin e dytë, do të rrezikoja për më shumë”, ka thënë portieri 27-vjeçar.

    Muriq ka folur edhe për “finalen” në Prishtinë.

    “Çdo kundërshtar e ka të vështirë të luajë në Kosovë. Mendoj se kemi më shumë gjasa të fitojmë sesa ata. Ndeshja e parë atje ishte e vështirë, por në Prishtinë është ndryshe. Ndihem shumë mirë të luaj këtu, do ta doja shumë një ndeshje të tillë”, ka shtuar Muriq.

    Ai ka treguar edhe për momentet më të veçanta me fanellën e Kosovës.

    “Ndeshja ndaj Republikës Çeke në Prishtinë ishte shumë e veçantë. Ata ishin në formë të lartë, por ne luajtëm shkëlqyeshëm. Edhe ajo ndaj Suedisë 2:0 ishte shumë e bukur”, thekson ai.

    Muriq ka treguar edhe për punën me Pep Guardiolën te Manchester City.

    “Pep gjithmonë ka qenë shumë i mirë me mua, kështu që ai gjithmonë thoshte se do të më mësonte se isha ende i ri, nuk i ndëshkonte futbollistët dhe gjithmonë ishte pozitiv. Ai ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Ishte një ëndërr të stërvitesha me të”, ka thënë Muriq.

    Muriq me fanellën e Kosovës ka zhvilluar 47 paraqitje. Para se t’i bashkohej në vitin 2018 “Dardanëve”, Muriq luajti dy ndeshje për Shpresat e Malit të Zi.

    TË LIDHURA

    Te Sllovenia të bindur se mund ta mposhtin Kosovën

    13/11/2025 18:02

    Muriq kërkon kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026

    13/11/2025 17:21

    Gjyqtari i mirënjohur, Clement Turpin do ta drejtojë ndeshjen Slloveni – Kosovë

    13/11/2025 15:05

    Dardanët vazhdojnë përgatitjet me përkushtim maksimal, Zabërgja dhe Bekaj optimistë para ndeshjeve vendimtare

    11/11/2025 16:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.