Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muriqi e Oyarzabal, protagonistët e duelit Sociedad – Mallorca
    Ballina-2

    Muriqi e Oyarzabal, protagonistët e duelit Sociedad – Mallorca

    19/10/2023 19:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i skuadrës së Mallorcas, Vedat Muriqi, dhe ai i Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal, do të jenë protagonistët kryesorë të duelit të xhiros së 10-të në La Ligën spanjolle, ka shkruar transmetuesi televiziv “DAZN” të enjten gjatë ditës.

    Sociedadi dhe Mallorca ballafaqohen mes vete të shtunën nga ora 14:00, në kuadër të xhiros së 10-të të kampionatit spanjoll.

    “Dy protagonistët kryesorë të ndeshjes janë Mikel Oyarzabal dhe Vedat Muriqi, sulmuesit e të dyja ekipeve që janë në formë të lartë para këtij dueli. Oyarzabal ka shënuar në tri ndeshjet e fundit të Real Sociedadit, kurse Muriqi ka shënuar në katër ndeshje prej pesë të fundit për skuadrën vizitore”, ka shkruar ndër të tjera faqja zyrtare e “DAZN”.

    Jude Bellinghami është golashënuesi më i mirë në ligë aktualisht me tetë gola.

    Robert Lewandowski, Joselu, Takefusa Kubo i Sociedadit, Bryan Zaragoza dhe Alvaro Morata janë me pesë gola, ndërsa Vedat Muriqi, sulmuesi i Kosovës, ka katër gola e dy asistime në La Liga këtë edicion me Mallorcan.

    Muriqi ishte i ftuar për dy ndeshjet e tetorit të Kosovës në kualifikime të “Euro 2024”.

    Për duelin kundër Andorrës ishte i suspenduar dhe nuk luajti, kurse dueli me Izraelin është shtyrë nga UEFA.

    Muriqi është një prej lojtarëve më të rëndësishëm te Kosova. Në 46 paraqitje ka 24 gola të realizuar.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.