Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muriqi: Fitorja ndaj Andorrës është obligative
    Ballina-2

    Muriqi: Fitorja ndaj Andorrës është obligative

    27/03/2023 17:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është i bindur në fitoren ndaj Andorrës. Kosova e pret Andorrën të martën në ndeshjen e dytë kualifikuese për Evropianin 2024.

    Kjo ndeshje luhet në Prishtinë, ndërsa Muriqi beson në tri pikët e para të Kosovës në këtë cikël eliminator.

    “Ishte rezultat pozitiv në Tel Aviv, pasi kemi mundur të humbim. Por, për ta bërë më të vlefshme këtë pikë, duhet të fitojmë ndaj Andorrës dhe të tubojmë katër pikë në dy ndeshjet e para kualifikuese, që është një rezultat i i mirë”, është shprehur Muriqi. “Është shumë e rëndësishme ta fitojmë këtë ndeshje dhe mendoj se jemi gati, pasi jemi përgatitur dhe luajmë po ashtu para tifozëve tanë. Pa e nënçmuar kundërshtarin, por çdo rezultat tjetër veç fitores do të ishte i papranueshëm. Fitorja është obligative, sepse nëse duam të kualifikohemi duhet të marrim sa më shumë pikë”.

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.