Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muriqi flet për periudhën e vështirë te Lazio: Kur erdha te Mallorca e dija që mund të ishin katër muajt e fundit në nivel të lartë
    Ballina-2

    Muriqi flet për periudhën e vështirë te Lazio: Kur erdha te Mallorca e dija që mund të ishin katër muajt e fundit në nivel të lartë

    12/01/2023 12:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi e ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin e madh spanjoll, Marca.

    Ai foli edhe për periudhën aspak të mirë që e kaloi te Lazio.

    Ndër tjera, ai tha se mentaliteti i fortë dhe gruaja e tij ndihmuan për t’i rregulluar gjërat pas kalimit te Mallorca.

    “E kam thënë gjithmonë se kam një mentalitet shumë të fortë. Kam kaluar dy muaj te Lazio që ishte shumë keq në të gjitha aspektet dhe gruaja ime më ndihmoi shumë për këtë, ajo ishte gjithmonë me mua. Kur erdha këtu pasi nuk luajta në Itali, e prisja me padurim. E dija që mund të ishin katër muajt e fundit në një nivel të lartë. Kjo është arsyeja pse unë doja t’i bëja gjërat siç duhet. Këtu që nga dita e parë më dhanë shumë besim. Edhe tifozët, prandaj doja t’ia ktheja”, rrëfeu Muriqi.

    TË LIDHURA

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31

    Kosova dhe futbolli: 10 vite triumfe që sfidojnë politikën dhe afirmojnë identitetin kombëtar

    29/03/2026 20:19

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.