Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muriqi: Grupi ynë nuk është i lehtë, por mendoj se kemi kualitet për dy pozitat e para
    Ballina-2

    Muriqi: Grupi ynë nuk është i lehtë, por mendoj se kemi kualitet për dy pozitat e para

    21/03/2023 18:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    Kosova më 25 mars do të luajë në udhëtim kundër Izraelit, kurse pas tri ditësh e pret Andorrën në Prishtinë.

    Pas seancës së sotme stërvitore, Vedat Muriqi foli për faqen zyrtare të FFK-së, ku tha se përgatitjet po vijojnë me optimizëm.

    “Jemi duke u përgatitur me optimizëm prej ditës së parë. Jemi me fat që kemi lojtarë në formë. Grupi ynë nuk është i lehtë por kemi gjasa të mëdha për kualifikim. Gjithsesi nuk mjaftojnë vetëm fjalët, por këtë duhet ta bëjmë edhe me punë brenda fushës dhe jashtë fushës. Mendoj që kemi kualitet për dy pozitat e para që na e sigurojnë kualifikimin në Evropian. Me përkrahjen e tifozëve dhe të shtetit tonë, besoj se me shokët e mi brenda fushës do t’ia arrijmë qëllimit dhe do ta bëjmë historinë bashkë”, tha fillimisht 28-vjeçari që po kalon formë të mirë me skuadrën spanjolle, Mallorca.

    “Shumica e lojtarëve janë që kanë shumë minutazh në ekipet e tyre dhe janë në formë të shkëlqyeshme, prandaj sigurisht që kjo do të vërehet që nga ndeshja e parë. Normalisht duhet edhe pak fat, por do të shkojmë në Izrael për fitore. Izraeli së bashku me Zvicrën janë rivalët më të fortë në grup dhe që parashikohet ta kalojnë grupin. Por, ne do të shkojmë atje ta bëjmë surprizën. Kur them surprizën e them në aspektin medial, ngase për neve nëse fitojmë atje nuk është surprizë sepse ne po shkojmë atje për fitore, pasi synojmë t’i fillojmë mbarë kualifikimet. Me këtë kualitet që kemi besoj se do të arrijmë diçka që e kemi pritur për shumë vite. Na ka marrë malli për tifozët tanë ‘Dardanët’, të cilët na përkrahin anë e mbanë botës pa marrë parasysh se ku jemi. Dua që ata vetëm të kenë durim dhe të na përkrahin si gjithmonë”, deklaroi Muriqi.

    TË LIDHURA

    Rrahmani: Krenar që arrita suksesin e Maradonës

    22/06/2025 22:32

    Zyrtare: Melvan Adili transferohet te Gjilani 

    22/06/2025 20:30

    Juventusi avancon në fazën nokaut

    22/06/2025 20:18

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, takohet me talentin Leon Avdullahu

    22/06/2025 20:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.