Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muriqi i kthehet Mallorcas për ndeshjen vendimtare
    Ballina-1

    Muriqi i kthehet Mallorcas për ndeshjen vendimtare

    04/04/2025 18:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi e shënoi një gol më 15 mars në fitoren ndaj Espanyolit. Më pas realizoi “hat-trick” për Kosovën ndaj Islandës. Pas ndeshjeve të përfaqësueseve kishte një lëndim dhe nuk u grumbullua për duelin ndaj Valencias, ndërsa Mallorca humbi 1:0. 

    Por për ndeshjen vendimtare për ndaj Celta Vigos që luhet të shtunën nga ora 18:30, Muriqi do të jetë plotësisht i gatshëm. Ai ka stërvitur me shokët e skuadrës dhe duket në formë të mirë.

    Ballafaqimi ndaj Celtas vlerësohet vendimtar nga trajneri Jagoba Arrasate, për arritjen e një vendi që dërgon në kupat evropiane për edicionin tjetër, ndonëse deri në fund të kampanjës ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur.

    “Duhet t’i qasemi këtij dueli si finale. Ne kemi nevojë për këtë dhe nëse kjo kombinohet me rivalët direkt, ndeshja vlerësohet vendimtare”, ka thënë të premten trajneri Arrasate në konferencën për shtyp.

    Për ndeshjen ndaj Celtas do të kthehet edhe sulmuesi tjetër, Cyle Larin.

    “Muriqi dhe Larin janë mirë, i kemi sërish në skuadër”, ka deklaruar Arrasate.

    Muriqi ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha garat me Mallorcan në edicionin aktual. Ka kontribuuar me shtatë gola e dy asistime.

    TË LIDHURA

    VIDEO | Tifozi nga Shqipëria puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

    08/06/2025 16:46

    Asllani: Doja të gjuaja penalltinë

    08/06/2025 16:44

    Spalletti shkarkohet nga detyra e trajnerit tek Italia

    08/06/2025 16:09

    Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte

    08/06/2025 10:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.