Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muriqi i pafat, pëson katër gola në disfatën e Burnleyt
    Ballina-2

    Muriqi i pafat, pëson katër gola në disfatën e Burnleyt

    04/05/2024 18:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka pranuar katër gola të shtunën në disfatën e Burnleyt në Premier League.

    Burnley të shtunën pësoi disfatë të thellë në shtëpi nga Neëcastle United, me rezultatin 4:1.

    Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Turf Moor” dhe i takoi xhiros së 36-të të Premier Leagues. Për Muriqin kjo ishte ndeshja e tetë si startues këtë edicion me Burnleyn që po lufton për mbijetesë.

    Sulmuesi Callum Wilson e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 19-të.

    Për 2:0, realizoi mesfushori Sean Longstaff në minutën e 35-të. Golin e tretë dhe të katërtin në ndeshje i shënuan Bruno Guimaraes në minutën e 40-të, dhe Alexander Isak në të 55-tën. Mbrojtësi Dara O’Shea e realizoi golin e vetëm për Burnleyn në minutën e 86-të.

    Burnley është në vendin e parafundit në tabelë me 24 pikë.

    Newcastle United renditet në pozitën e gjashtë me 56 pikë.

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.