Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muriqi i pandalshëm, futet në lojë, shënon, asiston dhe e kualifikon Mallorcan në Kupën e Mbretit (VIDEO)
    Ballina-2

    Muriqi i pandalshëm, futet në lojë, shënon, asiston dhe e kualifikon Mallorcan në Kupën e Mbretit (VIDEO)

    04/01/2023 22:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi dita e ditës po e verteton që është futbollisti kryesor i skuadrës së Mallorcas.

    Sulmuesi kosovar e nisi nga stoli ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit ndaj skuadrës së Pontevedra, por ishte ”Pirati” ai i cili e kualifikoi Mallorcan në raundin tjetër.

    Por kur gjërat nuk shkonin mir për Mallorcan, trajneri Aguirre, vendosi ta inkuadronte në lojë Vedat Muriqin, ku impakti i tij u tregua menjëherë.

    28 vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 82 -të kur rezultati ishte 0-0 dhe ndeshje shkoi në Extra-Time.

    Në vazhdime, Muriqi fillimisht asistoi për Abdon Prats ndërsa spanjolli i ktheu borgjin dhe ”Pirati” shënoi edhe golin e dytë.

    Me rezultat 2-0, Mallorca mposhti Pontevedran dhe u kualifikua tutje në Kupën e Mbretit.

    Golin dhe asistimin e Muriqit mund ta shikoni duke klikuar KËTU.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.