Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muriqi i rivalizon Messin, Neymarin, Lewandowskin e De Bruynen
    Ballina-2

    Muriqi i rivalizon Messin, Neymarin, Lewandowskin e De Bruynen

    05/04/2023 14:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi është duke e kaluar një sezon përrallor në La Liga, përkundër faktit se në vitin 2023 ka shënuar pak gola, më saktësisht tre.

    Sulmuesi kosovar i ka realizuar 10 gola deri tash në kampionatin spanjoll duke i rivalizuar yjet e ligës si Robert Lewandowski dhe Karim Benzema, që janë favoritë për ta fituar “Pichichin”.

    E në ndërkohë, forma e mirë dhe statistikat e shkëlqyeshme ia lejojnë prizrenasit t’i sfidojë edhe yjet e futbollit botëror si Lionel Messi, Neymar, Robert Lewandowski, Kevin De Bruyne e të tjerë.

    Në fakt, “BeSoccer” e ka analizuar rrjedhën e lojtarëve në futbollin evropian, duke nxjerrë përfundime interesante.

    Më saktësisht, janë nxjerrë statistika të lojtarëve me më së shumti ndeshje duke shënuar dhe duke asistuar brenda këtij sezoni.

    Kështu, dyshja e PSG-së, Messi e Neymar dhe lojtari i Napolit, Kvicha Kvaratskhelia kanë shënuar dhe asistuar njëkohësisht në pesë ndeshje në këtë edicion në ligat përkatëse.

    Kurse, Muriqi, së bashku me yjet si De Bruyne, Rafael Leao etj., kanë shënuar dhe asistuar në tri ndeshje në këtë sezon.

    Pra, ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe i Lazios e gjen veten në mesin e yjeve të futbollit evropian, shkruan “Gazeta Express”.

    Sa u përket klubeve me më së shumti lojtarë që kanë shënuar dhe asistuar brenda një ndeshjeje në këtë edicion prin Paris Saint-Germaini, i përcjellë nga Bayern Munichu dhe nga Manchester City. 

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.