Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muriqi i sfidon yjet si Benzema, Lewandowski, Vinicius e Griezmann, kandidat për ekipin e vitit në La Liga
    Ballina-1

    Muriqi i sfidon yjet si Benzema, Lewandowski, Vinicius e Griezmann, kandidat për ekipin e vitit në La Liga

    02/05/2023 15:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi është duke e kaluar njërin prej sezoneve më të mirë në karrierë.

    Futbollisti kosovar i ka realizuar 12 gola dhe i ka bërë tri asistime deri tash këtë edicion në kampionatin spanjoll.

    Dhe, kjo ka bërë që prizrenasi të marrë shpesh lëvdata nga klubi i tij, Mallorca, por edhe nga liga spanjolle.

    E tash, La Liga e ka përfshirë 28 vjeçarin në garë për të qenë pjesë e ekipit të vitit.

    Ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe i Lazios e sheh veten në mesin e 11 sulmuesve të nominuar, përfshirë këtu yjet si Benzema, Lewandowski, Griezmann, Vinicius Junior, Raphinha, Dembele etj,.

    Natyrisht, konkurrenca është jashtëzakonisht e fortë, por tifozët e kanë mundësinë ta votojnë “Piratin” për të qenë pjesë e sulmit ideal të sezonit 2022/23 në La Liga. /Gazeta Express/

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.