Vedat Muriqi ka qenë vendimtar në fitoren e Mallorcas.
Sulmuesi shtatlartë i Kosovës shënoi golin e vetëm për Mallorcan që fitoi në udhëtim te Celta Vigo të shtunën mbrëma 1:0.
Muriqi në minutën e 85-të ishte në vendin dhe kohën e duhur për ta shënuar golin e tij të parë në La Liga në këtë edicion.
Ai ishte titullar ndërsa luajti deri në minutën e 90-të.
Mallorca me golin e Muriqit e siguroi edhe fitoren e parë të edicionit.
Tani ka pesë pikë në po aq ndeshje të luajtura.
Celta Vigo mbetet me katër pikë në pesë ndeshje.