Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muriqi iu tregon spanjollëve fytyrën e vërtetë të Serbisë: Në luftë kam parë gjëra që njeriu nuk mund t’i shohë
    Ballina-1

    Muriqi iu tregon spanjollëve fytyrën e vërtetë të Serbisë: Në luftë kam parë gjëra që njeriu nuk mund t’i shohë

    09/11/2022 18:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi është rrëfyer në një intervistë për mediumin spanjoll “relevo.com”, ndër të cilat foli edhe për periudhën e luftës në Kosovë.

    Muriqi u ka treguar spanjollëve për tmerrin që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

    “Po sigurisht. Pasi përjeton diçka të tillë, të gjithë i shohin gjërat ndryshe. Ne kemi jetuar në errësirë. Lufta është një gjë e keqe për njerëzit, jo për vendet. Unë kam parë gjëra që asnjë njeri nuk mund t’i shohë. Nuk them më vetëm fëmijë. Kur jam poshtë i them vetes ‘Vedat, kujto ku ishe, duhet t’i vlerësosh gjërat më shumë’. Kur zgjohem çdo ditë falënderoj Zotin. Kur hap sytë them ‘dreq, jam në Mallorca, në parajsë dhe jam duke luajtur futboll në La Liga. Ju fitoni para, familja juaj është mirë me shëndet”, ka thënë Muriqi për Relevo, transmeton Demokracia.com.

    “Isha pesë-gjashtë vjeç dhe e mbaj mend pjesërisht. Ushtarët erdhën në shtëpi dhe na thanë se duhej të dilnim që andej sepse do të bombardonin shtëpinë. Mbaj mend që nëna ime po i përgatiste rrobat shpejt. Unë isha me motrën time dhe e pyetëm “Mami, ku po shkojmë?” Ajo na tha se do të shkonim me pushime. Më kujtohet se ishin rreth dhjetë a dymbëdhjetë makina që iknin nga rruga jonë. U arratisëm në Shqipëri dhe gjatë udhëtimit shihje njerëz me gjak në këmisha”, vazhdoi rrëfimin e tij Muriqi.

    Muriqi ndër tjerash foli edhe për karrierën e tij te Lazio e shumëçka tjetër.

    Sulmuesi nga Prizreni sonte e zhvillon ndeshjen e radhës me Mallorcan kundër Atletico Madridit në shtëpi.

    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.