Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muriqi në mesin e golashënuesve historikë të Mallorcas
    Ballina-2

    Muriqi në mesin e golashënuesve historikë të Mallorcas

    11/04/2023 15:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi e ka futur veten në mesin e golashënuesve më të mirë të La Ligas në këtë sezon.

    Vetëm Robert Lewandowski (17), Karim Benzema (14) dhe Enes Unal (13), kanë më shumë gola sesa ylli kosovar pas 28 xhirosh të zhvilluara në kampionatin spanjoll.

    Por, prizrenasi po hyn dalëngadalë edhe në histori të klubit ishullor, shkruan mediumi spanjoll “Cope”.

    Natyrisht, “Pirati” do ta ketë të vështirë t’i arrijë 27 golat e Guizas, i cili mbetet golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

    Por, Muriqi nuk është larg 17 golave të legjendës kamerunase, Samuel Eto’o dhe 18 të Diego Tristan, të cilët kanë lënë gjurmë dhe i zënë pozitat tre dhe katër në histori të klubit sa u përket golave të shënuar brenda një sezon, ndërsa vendin e dytë e mban Enrique Magdaleno me 19 gola sezonalë.

    Ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe Lazios i ka në dispozicion edhe 10 ndeshje deri në fund të sezonit për t’i arritur të lartpërmendurit.

    Së fundmi, përfaqësuesi kosovar i realizoi dy gola në barazimin e Mallorcas 3:3 me Real Valladolidin.

    Muriqi i ka shënuar 12 gola në 25 ndeshje sa i ka luajtur në këtë sezon, ndërsa i ka dhuruar edhe dy asistime. 

    TË LIDHURA

    Grupe shumë të forta në Ligën A

    12/02/2026 20:05

    Mediumi i fuqishëm “Sky” shkruan për selektorin e Kosovës

    12/02/2026 20:01

    Shqipëria njofton kundërshtarët në Ligën e Kombeve 2026/27

    12/02/2026 19:59

    Kosova zbulon kundërshtarët në Ligën e Kombeve 2026/27… Austria, Irlanda dhe Izraeli

    12/02/2026 19:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.