Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muriqi në mesin e më të mëdhenjve të Mallorcas, po synon t’i kalojë legjendat e klubit
    Ballina-1

    Muriqi në mesin e më të mëdhenjve të Mallorcas, po synon t’i kalojë legjendat e klubit

    29/09/2023 18:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi dalë ngadalë po hyn në histori të Mallorcas.

    Futbollisti kosovar është duke shkëlqyer në kampionatin spanjoll në sezonin e tij të tretë.

    Fillimisht, para dy sezonesh i kaloi gjashtë muaj huazimi në ekipin ishullor, të cilin e ndihmoi të mbetej në ligën elitare.

    Më pas, në edicionin e kaluar ishte njëri prej golashënuesve më të mirë të La Ligas me 15 gola, duke qenë përsëri shpëtim për Mallorcan.

    E “Pirati” e ka rikthyer formën në këtë sezon pasi paraprakisht nuk shënoi në katër xhirot e para, ndërsa në tri ndeshjet e fundit realizoi vazhdimisht.

    Me këta tre gola, prizrenasi arriti në kuotën e 23 golave të shënuar për Mallorcën, duke e kaluar ish-futbollistin e këtij klubi, Nadal.

    Aktualisht, përfaqësuesi kosovar e ndan pozitën e tetë së bashku me ish-lojtarët e klubit, Magdaleno, Aduriz e Chory Castro.

    Por, nëse vazhdon me këtë ritëm, ish-futbollisti i Fenerbahçes mund të ngritet në pozitat e para.

    Për shembull, vetëm një gol më shumë se Muriqi e kishte shënuar sulmuesi i dikurshëm Luque, respektivisht 24 gola në 73 ndeshje për Mallorcën.

    Ibagaza i kishte realizuar 25 gola, pra dy më shumë se sulmuesi kosovar, kurse kamerunasi Webo është i pesti në listë me 27 gola.

    Në pozitën e katërt është Guiza, i cili i ka realizuar 28 gola në total, ndërsa në sezonin 2007/08 e kishte fituar çmimin “Pichichi” me 27 gola.

    Pra, Muriqit i nevojiten vetëm edhe 5 gola për ta ndarë vendin e katërt me Guizan.

    Ndërkaq, pak më larg është Victor, me 37 gola të shënuar, që e zë vendin e tretë.

    Venezuelasit Arango, që kishte luajtur për Mallorcën në fillim-vitet e 2000-ta, i takon vendi i dytë me 45 gola.

    Ndërkaq, lider absolut tek Mallorca, me një rekord vështirë të thyeshëm, mbetet legjenda kamerunase, Samuel Eto’o.

    Ish-futbollisti i Real Madridit dhe i Barcelonës i kishte shënuar 54 gola në periudhën 2000-2004. 

    TË LIDHURA

    Modriqi mbeti i impresionuar nga Igli Tare

    16/07/2025 18:12

    Zhvillim i papritur, Xhaka mund të kthehet në Premier League

    16/07/2025 17:40

    UEFA e përjashton për dhjetë vjet nga garat evropiane, klubin nga Mali i Zi

    16/07/2025 16:49

    Lille ia cakton çmimin Zhegrovës, 20 milionë euro për yllin dardan interesim i madh nga Evertoni

    16/07/2025 12:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.