Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muriqi rikthehet në stërvitje, tifozët e Mallorcas i gëzohen shumë lajmit
    Ballina-1

    Muriqi rikthehet në stërvitje, tifozët e Mallorcas i gëzohen shumë lajmit

    09/01/2024 17:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kthimi i shumëpritur i sulmuesit Vedat Muriqi te skuadra e Mallorcas duket se nuk është larg. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është rikthyer në seancën stërvitore të ekipit spanjoll që u mbajt të martën paradite.

    Muriqi, i cili u lëndua në nëntor, stërviti pa telashe me pjesën tjetër të ekipit. Para stërvitjes, Muriqi u mirëprit me “tunelin” tradicional të krijuar nga bashkëlojtarët, duke sinjalizuar se kthimi i tij në fushë e lojës është afër.

    “Befasia më e madhe në seancën e paradites ishte paraqitja e Vedat Muriqit që stërviti normalisht me pjesën tjetër të lojtarëve. Rikthimi i tij në stërvitje ka gëzuar të gjithë te Mallorca pasi kjo do të thotë se ai pothuajse është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe do të jetë gati së shpejti për lojë”, ka shkruar “Diario de Mallorca”. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.