Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muriqi shihet si shpëtimtar i Mallorcas në sezonin e tretë radhazi
    Ballina-2

    Muriqi shihet si shpëtimtar i Mallorcas në sezonin e tretë radhazi

    20/09/2023 15:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi po shihet si një shpëtimtar i Mallorcas.

    Klubi ishullor spanjoll nuk e ka nisur mirë sezonin e ri duke e gjetur veten në vendin e 15-të në La Liga me 5 pikë nga 5 ndeshje.

    Mallorca e shijoi fitoren e parë sezonale vetëm fundjavën që shkoi ndaj Celta Vigos dhe atë falë golit të përfaqësuesit kosovar në minutat e fundit të takimit.

    Natyrisht, do të jetë e vështirë që “Pirati” ta përsërisë sezonin e fundit, kur i realizoi 15 gola në La Liga, duke u bërë njëri prej golashënuesve më të mirë të ligës elitare spanjolle.

    Por, goli i parë sezonal i jep shpresë Mallorcas që Muriqi do të shpërthejë dhe do ta marrë për dore ekipin për ta shpëtuar pa rënë nga liga në edicionin e tretë radhazi.

    Fillimisht, ai ishte huazuar nga Lazio para dy vjetësh në pjesën e dytë të sezonit, duke e ndihmuar ekipin spanjoll të mos binte nga liga, ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe në sezonin 2022/23.

    E tash, mediumi spanjoll “Marca” shkruan se fitorja ndaj Celta Vigos ishte një oksigjen dhe një lirim mental për Mallorcan, ndërsa Murin e sheh si shpresë dhe drejtues i timonit të Mallorcas për ta siguruar bashkërisht mbijetesën në La Liga.

    Muriqi kishte oferta nga disa klube të ndryshme evropiane në verën që po shkon, por megjithatë vendosi t’i mbetej besnik Mallorcas, aty ku ndihet mjaft mirë dhe ku ndihet i rëndësishëm dhe i dashur. 

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.