Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Muriqidependencia” – Mallorca e varur totalisht nga Muriqi, pa të humb gjithmonë
    Ballina-1

    “Muriqidependencia” – Mallorca e varur totalisht nga Muriqi, pa të humb gjithmonë

    08/03/2023 15:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mallorca është e varur totalisht nga Vedat Muriqi në këtë sezon.

    Në nivelin e golave, sulmuesi kosovar është një referencë e qartë e ekipit që drejtohet nga Javier Aguirre.

    Gjatë ndeshjes me Elchen, prizrenasi e mori kartonin e pestë të verdhë, i cili ia pamundëson atij paraqitjen në duelin e ardhshëm kundër Real Sociedadit këtë të diel, sh.

    Kjo nënkupton se Mallorca e humbi golashënuesin e saj më të mirë, i cili ka rëndësi vitale, shkruan mediumi spanjoll “Marca”.

    28 vjeçari i ka realizuar 10 gola këtë sezon në ligën elitare spanjolle, ndërsa trajneri meksikan nuk ka opsione ideale të “Piratit” të tij sot për sot pasi lojtarët tjerë nuk janë treguar të efektshëm sa herë u është dhënë rasti.

    E keqja e Mallorcas është që kur nuk luan Muriqi, ky ekip gjithmonë pëson humbje.

    Kjo ka ndodhur tri herë në këtë edicion dhe në të tria rastet ekipi ishullor ka humbur.

    Dhe, Mallorca frikësohet se e njëjta “këngë” do të këndohet edhe këtë të diel në duel me Sociedadin.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.