Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muslija lirohet nga Paderborni për t’iu bashkuar Kosovës për duelin me Izraelin
    Ballina-1

    Muslija lirohet nga Paderborni për t’iu bashkuar Kosovës për duelin me Izraelin

    08/11/2023 17:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori Florent Muslija, do t’i mungojë skuadrës së Paderbornit për duelin me Nurnbergun që zhvillohet këtë vikend në kuadër të Bundesligës 2.

    Muslija nuk do të paraqitet në këtë ndeshje pasi do të grumbullohet me Kosovën për duelin ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”. Paderborni, të shtunën e pret Nurnbergun, ndërsa Kosova të dielën luan në Prishtinë me Izarelin ndeshjen e mbetur kualifikuese.

    Edhe pse Muslija është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm te Paderborni këtë edicion, tek ekipi gjerman e kanë parë të arsyeshme ta lirojnë mesfushorin para kohe për të qenë pjesë e Kosovës.

    Ai ka 6 gola dhe 8 asistime këtë edicion për Paderbornin. “Florent Muslija meriton të grumbullohet me Kosovën dhe ne si klub nuk mund të kemi ndikim në vendimin e UEFA-s”, ka thënë trajneri i Paderbornit, Lukas Kwasniok.

    TË LIDHURA

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23

    Lokaj: Suksesi historik i Kosovës është meritë e njeriut të parë dhe liderit të futbollit tonë, Agim Ademit

    23/12/2025 16:01

    Futbolli po e mban shtetin

    23/12/2025 15:55

    Viti i tretë që jepet i njëjti çmim, por tani është bërë viral: Artisti Sali Shkupolli tregon si u punua çmimi ‘Futbollisti i Vitit’

    23/12/2025 15:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.