Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muslija më tha se vijnë në Basel për fitore, sulmuesi zviceran Iten: Ndeshjet me Kosovën janë gjithmonë speciale
    Ballina-1

    Muslija më tha se vijnë në Basel për fitore, sulmuesi zviceran Iten: Ndeshjet me Kosovën janë gjithmonë speciale

    02/09/2025 11:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Zvicra dhe Kosova do të përballen më 5 shtator në Basel, në ndeshjen hapëse për Kualifikimet për Kampionatin Botërorë.

    Helvetikët dhe Dardanët do ta zhvillojnë ndeshjen e katërt mes vete, derisa deri më tani nuk ka pasur fitues në asnjë duel.

    Në tre përballjet e deritanishme mes dy ekipeve kombëtare, ndeshjet janë mbyllur baras 2-2 në Prishtinë, si dhe dy ndeshje 1-1 në Zvicër.

    Sulmuesi zviceran, Cederic Itten që luan në Fortuna Dusseldorf ka folur për përballjen me Kosovën.

    Itten është bashkëlojtar me reprezentuesin kosovar Florent Muslijën te Dusseldorf, derisa ka thënë se Dardanët shkojnë në Zvicër për fitore dhe ndeshjet me Kosovën gjithmonë janë speciale.

    Florent Muslija dhe Cederic Itten me fanellën e Fortuna Dusseldorf

    “Ndeshjet kundër Kosovës nuk janë kurrë të lehta. Ata me siguri do të kenë shumë tifozë në stadium. Është një kundërshtarë që i njohim shumë lojtarë. Florent Muslija është një shok skuadre dhe ai më ka thënë se mezi pret ndeshjen dhe se do të vijnë në Basel për fitore”, tha Itten në konferencë për shtyp.

    Krejt në fund Itten tha se ndeshjet ndaj Kosovës janë gjithmonë speciale dhe se Dardanët do të kenë shumë tifozë në stadium.

    “Ndeshjet ndaj Kosovës janë gjithmonë speciale. Ata do të kenë shumë tifozë në stadium. Është një grup shumë i vështirë, por ne duam të kualifikohemi”, tha Itten.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.