Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Myrto Uzuni: Në Amerikë s’jam për relaks, por për të thyer rekorde
    Ballina-2

    Myrto Uzuni: Në Amerikë s’jam për relaks, por për të thyer rekorde

    21/02/2025 19:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Myrto Uzuni ka nisur tashmë aventurën e tij në Amerikë. Sulmuesi i Kombëtares do të jetë pjesë e MLS, ku ka firmosur dei në vitin 2027 me Austin, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

    Amerikat e belenë nga Granada për 12 milionë euro, me Uzunin që bëhet transferimi më i shtrenjtë i Austin. Këto të fundit i kanë dhënë edhe numrin 10-të, duke i besuar kështu ekipin.

    Shqiptari u është përgjigjur një sërë pyetjes të gazetarëve, duke treguar objektivin, kalimin në Amerikë dhe sa e njeh këtë kampionat. Ndër të tjera “betohet” se në Amerikë nuk ka ardhur për relaks, por për të shkruar historinë.

    “Objektivi? Normalisht unë jam ambicioz dhe dua të shënoj gjithmonë gola. Objektivi është i qartë edhe tek Austin, të realizoj sa më shumë gola. Të jem i sinqertë, përpara se të firmosja folëm me drejtuesit dhe kuptova që kemi tifozë shumë të mirë, është një nga ekipet ku i shiten të gjitha biletat në çdo ndeshje dhe ashtu siç thash më parë unë do të jap maksimumin, pasi këta njerëz vijnë të mbështesin skuadrën e Austin, kështu që puna ime është të bëj të lumtur tifozët duke shënuar gola sigurisht.

    Pse zgjodhët Amerikën? Unë kam luajtur në Champions League, Europa League, La Liga, ndeshje me Kombëtaren. Dua të provoj veten edhe këtu, kampionati amerikan është duke u ngritur si nivel çdo vit dhe unë dua që të shkruaj emrin tim në këtë ligë. Arsyeja pse zgjodha të vij në Shtetet e Bashkuara lidhet me projektin ambicioz të klubit. Kjo përputhet me ambiciet e mia dhe me mentalitetin për të fituar gjithmonë. U premtoj tifozëve të Austin se do të jap maksimumin për të shënuar sa më shumë gola dhe për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat e tij. Kam ardhur këtu për të thyer rekorde dhe për të shkruar histori, jo për të sjellë familjen dhe për tu relaksuar.

    Sa e njeh MLS? Po, është një ligë që ka shpejtësi. Unë kam një mik që luan këtu në SHBA, është Giacomo Vrioni të cilin e kam pyetur për kampionatin në përgjithësi. Kam shumë informacione dhe mendoj se do të më shërbejnë që të bëj mirë këtu”, ka deklaruat sulmuesi i kombëtares shqiptare.

    TË LIDHURA

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36

    Lumbardh Dellova drejt Superligës turke

    08/06/2025 20:12

    Rrahmani nuk e mendon largimin nga Sparta

    08/06/2025 20:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.