Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Napoli bindshëm ndaj Udineses, Interi befasohet nga Sassuolo
    Ballina-1

    Napoli bindshëm ndaj Udineses, Interi befasohet nga Sassuolo

    27/09/2023 22:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Napoli bën “poker” ndaj Udineses në një sfidë që e dominoi të gjithën.

    Sfida u zhbllokua që në minutën e 19’ me Zielinskin që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

    Ndërsa në minutën e 39’ Osimhen dyfishoi avantazhin e vendasve si dhe bëri që kjo pjesë të mbyllej me rezultatin 2-0.

    Napoli diktoi ritmin edhe në fraksionin e dytë dhe në minutën e 74’ Kvaratskhelia shënoi golin e tretë për skuadrën e tij.

    Udinese tentoi të reagojë me Samardzic, që në minutën e 81’ realizoi golin e vetëm për miqtë.

    Megjithatë vendasit nuk u ndalën me tre gola, pasi në minutën e 82’ Simeone bëri “poker” dhe vulosi këtë takim.

    Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 4-1 me Napolin që pas javës së gjashtë të Serie A renditet në vend të pestë me 11 pikë, teksa Udinese renditet në vend të 18-të me tre pikë.

    Në ndeshjen tjetër Lazio bind me fitoren 2-0 ndaj Torinos, në një takim shumë të luftuar.

    Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, me golin e parë të kësaj sfide që u shënua në minutën e 56’ nga Vecino.

    Ndërsa në minutën e 75’ Zaccagni shënoi golin e dytë për ekipin e Lazios dhe vulosi këtë ndeshje.

    Pas javës së gjashtë të Serie A, Lazio renditet në vend të 11-të me shtatë pikë, teksa Torino renditet në vend të dhjetë me tetë pikë. Një rezultat befasues ishte ai i Interit që në fushën e vet u mposht nga Sassuolo me rezultat 1:2. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.