Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Napoli fiton ndeshjen dramatike ndaj Interit
    Ballina-1

    Napoli fiton ndeshjen dramatike ndaj Interit

    21/05/2023 20:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Napoli ka shënuar fitore dramatike përballë Interit të dielën, në kuadër të xhiros së 36-të të elitës së futbollit italian.

    Napoli në stadiumin “Diego Armando Maradona” fitoi ndaj finalistit të Ligës së Kampionëve, Interit, me rezultatin 3:1. Interi nga minuta e 41-të luajti me një lojtar më pak në fushë pasi me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Roberto Gagliardini. Për 1:0 për kampionin e ri të Italisë shënoi mesfushori Andre Zambo Anguissa në minutën e 67-të.

    Romelu Lukaku barazoi rezultatin në minutën e 82-të, kurse Anguissa më pas asistoi për Giovanni Di Lorenzon, pesë minuta para fundit.

    Rezultatin final e vulosi Gianluca Gaetano në minutën e pestë të shtesës. Napoli në pozitën e parë ka 86 pikë në 36 ndeshje, kurse Interi mbetet me 66 pikë dhe është në zonën që dërgon në “Champions”.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.