Skuadra e Napolit ka shënuar fitore 4:0 ndaj ekipit shqiptar, Egnatia në miqësore.
Italianët e Antonio Contes kaluan në epërsi qysh në minutën e 21-të me anë të Kvaratskhelias.
Nuk vonoi shumë, Napoli shënoi edhe golin e dytë me anë të Politanos në minutën e 29-të.
Pjesa e dytë, ishte më e mirë për ekipin shqiptar, por Napoli realizoi edhe dy herë.
Fillimisht Kvara, sulmuesi gjeorgjian shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Napolin dhe Ngonge.
Për ekipin e Napolit luajti edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.