Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Napoli s’ka të ndalur, e regjistron fitoren e dhjetë radhazi dhe vazhdon kryesimin në Serie A
    Ballina-2

    Napoli s’ka të ndalur, e regjistron fitoren e dhjetë radhazi dhe vazhdon kryesimin në Serie A

    29/10/2022 17:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Napoli po vazhdon me formën e lartë këtë sezon, teksa sonte regjistroi edhe fitoren e dhjetë radhazi në Serie A.

    Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti gjithashtu vazhdon të jetë e vetmja pa humbje këtë sezon.

    Në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të, Napoli shënoi fitore të thellë kundër Sassuolos.

    Ndeshja e zhvilluar këtë të shtunë në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 4:0.

    Victor Osimhen shkëlqeu në këtë përballje, pasi realizoi het-trik. Nigeriani shënoi në minutat 4, 19 dhe 77.

    Goli tjetër u shënua nga Khvicha Kvaratskhelia, në minutën e 36-të.

    Napoli pas kësaj fitore ka 32 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, me gjashtë pikë më shumë se Milani, që është i dyti dhe momentalisht ka një ndeshje më pak.

    Sassuolo ndodhet në pozitën e nëntë me 15 pikë.

    TË LIDHURA

    Paçarada drejt Championshipit

    11/07/2025 23:18

    Ishte zbulim i Mourinhos, ish-futbollisti i Realit transferohet te skuadra shqiptare

    11/07/2025 20:26

    Sinner shkatërron Gjokoviqin, kualifikohet në finale të Wimbledonit

    11/07/2025 20:02

    Pse brazilianët janë kaq të mirë në futboll?

    11/07/2025 17:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.