Futboll ndërkombëtar

Napoli triumfon edhe ndaj Atalantas, vazhdon të prijë në Serie A

Napoli triumfon edhe ndaj Atalantas, vazhdon të prijë në Serie A

Napoli ka shënuar fitore ndaj Atalantas, me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 13-të në Serie A. Të parët në epërsi kaluan vendasit me Ademola Lookman, në minutën e 19’, derisa në minutën e 23’ Victor Osimhen, e barazoi rezultatin për Napolin. Në minutën e 35’, Napoli kaloi për herë të parë në ndeshje

Besnik Batusha

Napoli ka shënuar fitore ndaj Atalantas, me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 13-të në Serie A.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me Ademola Lookman, në minutën e 19’, derisa në minutën e 23’ Victor Osimhen, e barazoi rezultatin për Napolin.

Në minutën e 35’, Napoli kaloi për herë të parë në ndeshje në epërsi me Eljif Elmas. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat kishin rastet e tyre, por që nuk arritën t’i konkretizonin. Në fund ndeshja përfundoi me fitoren e napolitanëve.

Napoli pas fitores mbetet në vendin e parë me 35 pikë, pas 13 ndeshjeve, derisa Atalanta një pozitë më poshtë me 27 pikë.

AtalantaNapoli

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions