Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Natë e veçantë për Ronaldon në fitoren e Portugalisë
    Ballina-2

    Natë e veçantë për Ronaldon në fitoren e Portugalisë

    23/03/2023 23:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo pati natë të veçantë në ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2024”.

    Ronaldo me Portugalinë të enjten mbrëma fituan përballë Lihtenshtajnit me rezultatin e thellë, 4:0.

    Ronaldo theu rekordin botëror për më së shumti paraqitje me përfaqësuese.

    Me Portugalinë zhvilloi ndeshjen e 197-të, ndërsa me dy golat e realizuar, shkoi në kuotën e 120 golave me fanellën portugeze.

    Kjo ndeshje i takoi Grupit J.

    Joao Cancelo në minutën e tetë shënoi për 1:0, ndërsa Bernardo Silva realizoi për 2:0 në minutën e 47-të.

    Ronaldo nga penalltia trefishoi epërsinë në minutën e 51-të, ndërsa rezultatin final të takimit e vulosi në minutën e 63-të.

    Portugalinë në këtë ballafaqim e drejtoi për herë të parë Roberto Martinez, që e mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Fernando Santosit.

    Në ndeshjet tjera të Grupit J, Bosnjë-Hercegovina mposhti Islandën 3:0, me dy gola të Rade Kruniqit, dhe një tjetër të cilin e realizoi Amar Dediq.

    Sllovakia dhe Luksemburgu luajtën baras, 0:0.

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.