Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ndahet nga jeta i riu Dren Ferataj, anëtar i stafit të FC Prishtinës
    Futboll vendor

    Ndahet nga jeta i riu Dren Ferataj, anëtar i stafit të FC Prishtinës

    09/12/2025 23:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    FC Prishtina ka njoftuar me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të Dren Feratajt, anëtar i çmuar i stafit dhe përgjegjës për IT-në e klubit.

    Në njoftimin zyrtar, klubi thekson se Dren Ferataj ishte më shumë se një bashkëpunëtor, duke e cilësuar atë si mik të afërt, mbështetës të palodhur të ekipit dhe person shumë të dashur për lojtarët dhe stafin. Sipas klubit, ai la gjurmë të pashlyeshme me urtësinë, qetësinë dhe pozitivitetin e tij të përhershëm.

    “Do ta kujtojmë gjithmonë për buzëqeshjen e sinqertë, gatishmërinë për të ndihmuar dhe shpirtin e tij të mirë që e sillte çdo ditë në punë”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.

    Klubi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ferataj, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur të ndjerin, duke theksuar se kujtimi i tij do të mbetet i paharruar.

    Varrimi i Dren Feratajt do të bëhet nesër, në orën 14:00, me namazin e Ikindisë, në varrezat e Dragodanit.

    “Le të prehet në paqe”, përfundon njoftimi i FC Prishtinës.

    TË LIDHURA

    Liverpooli mposht Interin në Itali

    10/12/2025 00:05

    Barça fiton me dy golat e Koundes

    10/12/2025 00:04

    Ndahet nga jeta i riu Dren Ferataj, anëtar i stafit të FC Prishtinës

    09/12/2025 23:33

    Emërllahu do t’i bashkohet Polissya Zhytomyrit

    09/12/2025 19:49
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.