Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ndahet nga jeta nëna e Sylvinhos, trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë
    Ballina-1

    Ndahet nga jeta nëna e Sylvinhos, trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë

    26/08/2024 12:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Me keqardhje të thellë, Federata Shqiptare e Futbollit, është njohur sot me lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho.

    Tekniku ka udhëtuar menjëherë drejt Brazilit për të qenë pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë.

    Federata Shqiptare e Futbollit i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së trajnerit Sylvinho dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.

    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale ka shprehur hidhërimin e tij për këtë humbje dhe i shpreh ngushëllimet më të thella trajnerit Silvinjo.

    “Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Silvinjo. Në emrin tim, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit i përcjell trajnerit Sylvinho ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

    Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Silvinjos dhe familjes së tij, që humbën një njeri shumë të dashur për ta. U prehtë në paqe!”, – shkruan presidenti Duka.

    TË LIDHURA

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07

    Zhegrova merr lavde që ndryshoi për të mirë lojën e Juves: ka syze 3D

    28/12/2025 17:03

    Fitore bindëse e Milanit, Nkunku realizon dy gola

    28/12/2025 17:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.