Futboll ndërkombëtar

Ndërhyn politika, dështon zgjedhja e kryetarit të Federatës së Futbollit në Serbi – UEFA paralajmëron masa

Ndërhyn politika, dështon zgjedhja e kryetarit të Federatës së Futbollit në Serbi – UEFA paralajmëron masa

Në Serbi sot është dashur të mbahej Kuvendi zgjedhor për kreun e Federatës së Futbollit atje, mirëpo çuditërisht në momentin e fundit ka dështuar gjithçka. Të hënën, Nenad Bjekoviq nuk u zgjodh kryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë, sepse në Kuvend nuk erdhën mjaft delegatë. Duke qenë se nuk kishte kuorum, Kuvendi u shty

Besnik Batusha

Në Serbi sot është dashur të mbahej Kuvendi zgjedhor për kreun e Federatës së Futbollit atje, mirëpo çuditërisht në momentin e fundit ka dështuar gjithçka.

Të hënën, Nenad Bjekoviq nuk u zgjodh kryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë, sepse në Kuvend nuk erdhën mjaft delegatë.

Duke qenë se nuk kishte kuorum, Kuvendi u shty për 24 orë, kështu që do të mbahet të martën në orën 14.

Pritej që më 31 tetor, pas një viti e gjysmë, të zgjidhej kryetari i ri i Federatës, por siç mësohet, ato zgjedhje do të priten deri pas Botërorit në Katar, shkruan Gazeta Sport.

Me UEFA-n, përfaqësues i së cilës është Luka Nikolla në Beograd, është marrë vesh që të martën të konstituohet Kuvendi dhe të miratohet raporti financiar, si dhe të verifikohen mandatet. Mirëpo, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për UEFA-n, pasi që Serbia është kërcënuar me pasoja për këtë ndërhyrje politike.

“Jemi të zhgënjyer, do të ketë pasoja për FSS-në. Jemi shumë të shqetësuar që zgjedhjet nuk janë mbajtur sot”, ka thënë Nikolla.

Më pas Kuvendi duhet të pushojë pa zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ndonëse u tha se rendi i ditës do të jetë i njëjtë si ditën e martë.

Rendi i ditës kishte 11 pika, nga të cilat tre të fundit u fshinë, duke përfshirë zgjedhjen e anëtarëve të organeve të pavarura të FSS dhe zgjedhjen e personit të autorizuar për të futur ndryshimet e të dhënave – përfaqësues të rinj të FSS në regjistrin e shoqatave dhe federatave në fushën e sportit.

Pikat tjera si raporti i punës, miratimi i rendit të ditës, verifikimi i mandatit, raporti i komisionit verifikues, përzgjedhja e trupave punuese të Kuvendit, hapja e tij dhe shqyrtimi i procesverbalit nga seanca – mbeten.

Kuvendi i ardhshëm do të mbahet në janar, kur do të zgjidhet kryesia e Federatës.

FSS-ja ka një vit e gjysmë pa “kryetar”, që kur Slavish Kokeza u largua nga posti i presidentit në mars të 2021.

Nenad Bjekoviq ka qenë ushtrues detyre i presidentit pothuajse gjatë gjithë periudhës deri më sot dhe ka qenë i vetmi kandidat në zgjedhjet që është dashur të mbahen të martën.

Kandidimi i tij u kundërshtua nga Crvena Zvezda, si dhe tifozët e klubit, derisa thuhet se politika serbe nuk e favorizon Bjekoviqin, por një kandidat tjetër, me gjasë Dragan Stojkoviqin, i njohur si Piksi. /Gazeta Sport/

FSSKryetariPiksiPolitikaSerbi

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions