Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ndërhyrja e Kroos i kushton shtrenjtë Pedrit, Federata Spanjolle zbulon sa do mungojë mesfushori
    Ballina-2

    Ndërhyrja e Kroos i kushton shtrenjtë Pedrit, Federata Spanjolle zbulon sa do mungojë mesfushori

    06/07/2024 16:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata Spanjolle ka konfirmuar zyrtarisht sot situatën e dëmtimit të mesfushorit Pedri. Ky i fundit mori një goditje që në minutat e parë të ndeshjes mes Spanjës dhe Gjermanisë nga Toni Kroos dhe nuk ia doli të vazhdonte më sfidën.

    Një situatë e pafat për lojtarin i cili ka vuajtur shpesh dëmtimet e gjata dhe kështu do të ndodhë përsëri. Federata konfirmoi nëpërmjet një njoftimi se Pedri kishte një ndrydhje të gjurit të shkallës së dytë, gjë që kërkon pushim mes 4 dhe 6 javëve.

    Kësisoj, Evropiani për të është mbyllur para kohe, ndonëse mesfushori do të mbetet pjesë e delegacionit të iberikëve për sa kohë që këta të fundit janë në garë në turne. Njëkohësisht, pritet që për shkak të dëmtimit, Pedri të mungojë edhe në fazën përgatitore me Barcelonën e kësisoj edhe në ndeshjet e para të sezonit të ri me katalanasit.

    TË LIDHURA

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40

    FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Spanjës për fyerjet ndaj myslimanëve

    07/04/2026 19:39

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.