Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ndërron jetë legjenda e futbollit anglez, Sir Bobby Charlton
    Ballina-2

    Ndërron jetë legjenda e futbollit anglez, Sir Bobby Charlton

    21/10/2023 17:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Legjenda e futbollit anglez, Sir Bobby Charlton, fitues i Kupës së Botës me Anglinë, është ndarë nga jeta të shtunën në moshën 86-vjeçare.

    Charlton, pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist profesionist e kaloi te Manchester Unitedi. Ka realizuar 249 gola në 758 ndeshje për klubin e tij. Ishte rekord deri kur u kalua nga Ëayne Rooney me gola e Ryan Giggs me paraqitje.

    Ka fituar tre tituj të ligës, Kupën Evropiane dhe Kupën FA me “djajtë e kuq”, gjatë karrierës 17-vjeçare me skuadrën e madhe angleze.

    “Manchester Unitedi është në zi pas ikjes së Sir Bobby Charlton, një prej lojtarëve më të mëdhenj dhe më të dashur në historinë e klubit tonë. Ai ishte hero për miliona njerëz, jo vetëm në Manchester apo në Mbretërinë e Bashkuar, por kudo ku është luajtur futboll në botë”, ka shkruar Unitedi të shtunën.

    Ai ishte prej figurave kryesore të Anglisë që triumfoi në Botërorin e vitit 1966.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.