Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ndërron vendimi për Bashkimin, dënohet vetëm me një ndeshje pa shikues
    Ballina-2

    Ndërron vendimi për Bashkimin, dënohet vetëm me një ndeshje pa shikues

    30/04/2025 14:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komisioni i Arbitrazhit të Federatës së Basketbollit të mërkurën e ka shpallur si “të pranueshme” ankesën e Bashkimit dhe e ka ndryshuar vendimin, duke e dënuar vetëm me një ndeshje pa shikues fare dhe dy të tjera pa shikues VIP.

    Ndërkohë gjoba prej 2 mijë eurove është zbritur në 1.500.

    Në dënimin nga Komisioni i Garave, klubi nga Prizreni ishte dënuar me tri ndeshje pa shikues për incidentin e rëndë që ndodhi në fund të ndeshjes me Pejën.

    Por Komisioni i Arbitrazhit ka vlerësuar se dënimi me një ndeshje pa shikues dhe dy të tjera pa shikues VIP (që ulen poshtë në parket) janë të mjaftueshme që të dërgohet mesazhi i qartë te Bashkimi se organizimi i sigurt i ndeshjeve është jetik për mbarëvajtjen e garave. Vendimet e Arbitrazhit nuk mund të kontestohen brenda FBK-së.

    Pesë sekonda para fundit të vazhdimit prej pesë minutave në mes të Bashkimit dhe Pejës në “Sezai Surroi” të dielën, në parket, në pjesën ku ishin të vendosur shikues, ndodhi një incident. Të përfshirë ishin shumë persona, ndërsa u shkëmbyen shumë grushte. Drejtues të klubit prizrenas kanë pasur një përplasje me pjesëtarë të kompanisë së sigurimit, të angazhuar për të mbajtur rendin në palestër.

    Bashkimi, që e përfundoi serinë e rregullt në vendin e parë, po udhëheq 2:1 në seri ndaj Pejës. Edhe një fitore e çon në finale.

    Të enjten është ndeshja e katërt në Pejë. 

    Në gjysmëfinalen tjetër, Trepça është po ashtu në epërsi 2:1 ndaj Prishtinës.

    TË LIDHURA

    Granit Xhaka lajmërohet me një postim e me një porosi nga stadiumi “Fadil Vokrri”

    17/11/2025 22:35

    Tovërlani: Ndaj Finlandës na duhet më shumë luftë

    17/11/2025 21:58

    Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të play-offit për Kupën e Botës

    17/11/2025 16:38

    “Dardanët” me njoftim të rëndësishëm rreth biletave për anëtarët e tyre

    17/11/2025 14:20
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.