Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Prishtina sot luan me kampionët vjeshtor të Sllovenisë
    Ballina-2

    Prishtina sot luan me kampionët vjeshtor të Sllovenisë

    26/01/2024 10:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Prishtina sot zhvillon kontrolluesen e fundit në Antalya.

    Kundërshtari i sotëm është njëherë kampionët e Sllovenisë dhe aktualisht lider në kampionatin elitar me 10 pikë më shumë nga rivali i dikurshëm i Prishtinës, Olimpija Ljubljana.

    NK Celje konsiderohet të vlejë afër 10 milion euro, ndërsa së fundi kanë transferuar futbollistë, si Ikwuemesi në Salernitana për 1.8 milion euro dhje Morozov në Izrael për afër gjysmë milion euro, aq sa kanë paguar për angazhimin më të ri në skuadër, Karnicik nga Ludogorets.

    Në 7 ndeshjet e fundit kanë pësuar vetëm një humbje në miqësore me Dinamo e Zagrebit, ndërsa përballja me Prishtinën është e katërta për ta në përgatitjet e Antalyas.

    Ndeshja fillon nga ora 16:00 (14:00) me orë lokale, ndërsa skuadra jonë nesër rikthehet në kryeqendër për të vazhduar përgatitet për përballjen në Kupë me Gjilanin me 2 shkurt.

    TË LIDHURA

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.