Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ndeshja e parë megjithatë pritet të luhet në Mitrovicë
    Ballina-2

    Ndeshja e parë megjithatë pritet të luhet në Mitrovicë

    02/05/2023 11:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Edhe pse pritej që ndeshja e parë e plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll të zhvillohet në Pejë, do të luhet në Mitrovicë.

    Kështu, ka vendosur Komisioni Arbitrar i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) pas ankesës së Trepçës. Në këtë seri finale, do të përballet Trepça me Pejën, ndërsa ekipi që shënon tri fitore do të shpallet kampion i këtij edicioni. Trepça është ankuar të hënën në Komisionin Arbitrar, i cili ka anuluar vendimin e Komisionit të Garave që në të njëjtën ditë ka bërë caktimin e kalendarit të zhvillimit të ndeshjeve të serisë finale të plejofit.

    “Vendoset që përparësinë e terrenit vendas në finalen e plejofit ta ketë KB Trepça. Urdhërohet Komisioni i Garave të caktojë kalendarin e zhvillimit të finaleve konform këtij vendimi”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Komisionit Arbitrar të FBK-së.

    Trepça e ka mbyllur sezonin e rregullt në pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Peja doli e dyta. Peja garat e plejofit i ka nisur prej serisë gjysmëfinale, ku ka eliminuar Golden Eagle Yllin, ndërsa Trepça ka startuar prej çerekfinaleve.

    Në serinë çerekfinale e eliminoi Bashkimin, përpara se në finale ta eliminojë edhe Sigal Prishtinën.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.