Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ndeshjen Japoni – Spanjë e drejton gjyqtari që i ofruan 30 mijë dollarë për të fiksuar ndeshjen
    Ballina-1

    Ndeshjen Japoni – Spanjë e drejton gjyqtari që i ofruan 30 mijë dollarë për të fiksuar ndeshjen

    01/12/2022 20:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Referee Victor Gomes receives his medal from CAF President Patrice Motsepe during the 2021 Africa Cup of Nations Afcon Finals Final match between Senegal and Egypt held at Olembe Stadium in Yaounde, Cameroon on 06 February 2022 ©Shaun Roy/BackpagePix

    Nisur nga emri i tij – Viktor Gomez – gjithkujt mund t’i shkojë mendja se bëhet fjalë për ndonjë portugez a brazilian. Por në fakt, Viktor Gomez, gjyqtari që do të vërë drejtësi në takimin mes Japonisë dhe Spanjës është nga Afrika e Jugut.

    Ai ka lindur në Johanesburg dhe shumë shpejt pritet të mbushë 40 vjeç. Ai drejton në arenën ndërkombëtare që nga viti 2011-të, teksa debutoi në Kupën e Botës në suksesin 4-1 të Francës përballë Australisë. Por nëse është pak i njohur në Europë, krejt ndryshe ndodh me emrin e tij në Afrikë. Ai njihet nga një gjithë si një personalitet, ndonëse nuk i ka shpëtuar dhe përfshirjes në polemika, veçanërisht në Afrikën e Jugut, ku e kanë kritikuar për mënyrën e tij të arbitrimit.

    Por famën më të madhe, Viktor Gomez e mori në vitin 2018-të, katër vjet të shkuara nga Botërori i Katarit. Si një nga gjyqtarët e elitës së Afrikës, ai u caktua të drejtonte takimin e vajtjes në kupën e kampionëve të Afrikës mes klubit Plato Junajtid (Nigeri) dhe USM (Algjeri). Teksa gjithçka bëhej gati të fillonte, gjyqtari Gomez komunikoi me federatën e Afrikës së Jugut duke i bërë me dije se i ishin ofruar 30 mijë dollarë për të manipuluar ndeshjen.

    Menjëherë pas këtij njoftimi Federata Afrikano-jugore e Futbollit i doli në krah gjyqtarit të saj, duke e marrë si shembull kundër korrupsionit në futbollin afrikan. Nga hetimet e mëvonshme të bëra rezultoi se tentativa e blerjes së gjyqtarit ishte bërë nga kompanitë e basteve.

    Nisur nga kjo situatë gjyqtari nga Afrika e Jugut kishte vendosur të largohej nga arbitrimi, por për pacenueshmërinë e figurës së tij, ai u mandatua të drejtonte finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës në vitin 2021 mes Senegalit dhe Egjiptit në Kamerun. Ndërkohë, që tani do të drejtojë dhe në Botëror, “një ëndërr fëmijërie” për të.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.