Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ndeshjet e shtyra të Superligës do të luhen të hënën
    Ballina-1

    Ndeshjet e shtyra të Superligës do të luhen të hënën

    25/11/2023 15:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Janë shtyrë dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll për shkak të reshjeve të borës.

    Ndeshjet Feronikeli 74-Liria dhe Fushë Kosova-Dukagjini nuk mund t’i luanin ndeshjet e parapara për sot nga ora 13:00 për shkak të fushave të rënduara.

    Kësisoj, FFK ka vendosur që këto dy përballje të luhen të hënën nga ora 13:00

    “Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, reshjeve të pandërprera të borës dhe terreneve të rënduara dy ndeshjet e javës së 15-të të Superligës: Feronikeli 74 – Liria dhe Fushë Kosova – Dukagjini, të parapara për t’u zhvilluar sot, shtyhen për ditën e hënë, me datë 27.11.2023 në orën 13.00”, thuhet në njoftimin e FFK.

    Për të njëjtat arsye shtyhen edhe ndeshjet e javës së 13-të të Ligës së Parë: Rahoveci – Drenica dhe Trepça – Dinamo.

    “ëto dy ndeshje duhet të zhvillohen të dielën, andaj klubet vendase janë të obliguara të caktojnë fushën se ku do t’i luajnë këto ndeshje dhe ta lajmërojnë Komisionin e Garave deri sot në orën 19:00.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.