Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ndodh edhe kjo, futbollisti përjashtohet me karton të kuq pas vetëm 9 sekondash lojë
    Ballina-2

    Ndodh edhe kjo, futbollisti përjashtohet me karton të kuq pas vetëm 9 sekondash lojë

    23/08/2024 17:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Peruani Luis Advíncula hyri në historinë e futbollit të Amerikës së Jugut por për të keq.

    Mbrojtësi i krahut në fakt u përjashtua me karton të kuq direkt për një faull të kryer vetëm pas 9 sekondash, në ndeshjen midis Boca Juniors dhe Cruzeiro, e vlefshme për raundin e 16-të të Kupës së Amerikës së Jugut.

    Gjyqtari kolumbian Wilmar Alexander Roldán Pérez, e mori këtë vendim ndaj ish-lojtarit të Rayo Vallecano dhe Hoffenheim, sepse e konsideroi të dhunshme dhe të rrezikshme ndërhyrjen e tij në kyçin e këmbës së Lucas Romeros.

    Advíncula, i cili kështu pësoi kartonin e njëmbëdhjetë të kuq në karrierë, u largua nga fusha i përlotur, ndërsa Boca u eliminua nga kompeticioni duke humbur me penallti.

    💔🇵🇪Destrozado quedo Luis Advincula al recibir la roja a los 12 segundos 🤯 pic.twitter.com/FhCkuItJRA

    — ໊ (@liga1oficialpe) August 23, 2024
    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.